Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu bashkua marshit madhështor për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë, ku edhe foli për Klan Kosovën.
Osmani ka shprehur mbështetjen e plotë, ndërsa tha se tashmë është një moment i ri i gjykimit të katërshes. Ajo deklaroi se me deklaratat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, po tentohet të njolloset liria e vendit.
Osmani: “Unë e dhash mbështetjen e plotë. Tash është një moment i ri, sepse siç e keni parë, edhe në deklaratat e Prokurorisë, po tentohet të njolloset liria dhe pavarësia e Kosovës. Në këtë pikë të gjithë duhet të jemi bashkë”









