Media italiane, Journal de Montreal, ka shkruar për 27 vjeçarin shqiptar Markelian Hoti, vëllai i deputetes demokrate Elda Hoti, i cili pas 600 e ca ditëve në arrati, sot polica italiane bëri të mundur arrestimin e tij në Roma.
Sipas medias Journal de Montreal, udhëheqësi i dyshuar i një bande famëkeqe rruge dhe i arratisuri më i kërkuar i Kanadasë është arrestuar në Itali.
Dave Turmel i Kebekut, 28 vjeç, i dyshuari si udhëheqësi i mafias Blood Family, i cili kërkohej për dhunë me armë dhe akuza për trafik droge, thuhet se është në paraburgim nga policia.
Turmel ishte kërkuar nga policia e Qytetit të Kebekut që nga korriku i vitit 2023, si pjesë e një operacioni të nisur në shkurt të vitit 2019 për të luftuar rritjen e dhunës së lidhur me trafikun e drogës.
“Dave Turmel dhe BFM janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të marrë kontrollin e trafikut të drogës, jo vetëm në Quebec, por në të gjithë pjesën lindore të provincës”, tha drejtori i policisë së qytetit të Quebec-ut, Denis Turcotte, në dhjetor, kur Turmel u emërua i dyshuari më i kërkuar i Kanadasë .
Hetuesit ishin mjaft të sigurt se ai ishte larguar nga Kanadaja./ https://montreal.citynews.ca/2025/03/27/canada-most-wanted-suspect-dave-turmel-arrest/









