-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e PD/ Noka: Të bashkohemi veri-jug në shesh, për rrëzimin e regjimit vjedhës

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, përmes një postimi në facebook, ka ndarë disa foto gjatë takimit të tij me demokratët e njësisë 11 në Tiranë, takimi është kryer në kuadrin e protestës së radhës të thirrur nga opozita me 20 shkurt, kundër qeverisë.

Postimi i Nokës

Një bisedë me strukturat në Degën 11 të Tiranës, në përmbushje të detyrave organizative që #PD ka vendosur në planin e masave përgatitore për protestën e 2️⃣0️⃣ shkurtit. Bashkim veri-jug në #protestë. Qytetarët, pavarësisht se prej nga vijnë, bashkohen përpara kryeministrisë me një qëllim e një dëshirë: Rrëzimin e këtij regjimi vjedhës, shpopullues, varfërues, antipluralist e jodemokratik. Regjim i dalë haptas kundër interesave kombëtare, kundër familjes tradicionale dhe shoqërisë dygjinore. Regjim që mbahet në këmbë prej narkotrafikut dhe pastrimit të parave të pista. Regjim që e zbraz Shqipërinë nga #shqiptarët, për ta mbushur me refugjatë afrikanë e aziatikë. Regjim i shitblerjes zgjedhore.
Poshtë narkoshteti! Qeveri teknike për zgjedhje të lira 🙋🏻‍♂️🙋🏻‍♀️

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit