Në një fjalim gjatë seancës së Kuvendit, ish-deputetja Jozefina Topalli ka akuzuar mazhorancën për ndryshimet e vazhdueshme të ligjeve, duke i cilësuar ato si një akt korrupsioni dhe si një mënyrë për të mbuluar pasigurinë dhe frikën që ka kapur qeverinë.
Sipas Topallit, ndryshimet në ligjet për portet dhe amendamentet e tjera për parqet e Tiranës janë një përpjekje për të favorizuar grupe të caktuara dhe për të mbushur xhepat e politikës.
“Kur hyra për herë të parë në Kuvend PS ishte përfaqësuar nga Nano, Dritëro Agoli. Dokle e të tjerë. Që të përfundojë PS në parafolësit, nuk e kisha imagjinuar kurrë. Sot keni futur në rend të ditës atë që e quani si ligji ‘për qeverisjen elektronike’, por është ligj mafie. Ju keni frikë, prandaj po ndryshoni ligjet. Keni çpropozuar ligje për portet, dhe kjo është një akt super-korrupsion. Po ashtu, po bëni amendamente të tjera për parqet e Tiranës, sepse nuk jeni ngopur ende me taksat që keni marrë nga qytetarët. Ky është një shtet që supozohej të kishte transparencë, por që nuk ka. Ky është një shtet që supozohej të kishte garë, por ka zhdukur konkurrencën,” tha Topalli në Kuvend.
Related