-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha për vizitën e Ramës në SHBA: Shqipëria nuk kishte me kë të përfaqësohej

Kryesoret

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA për mbledhjen e Bordit të Paqes, një nismë të Presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas Berishës, Shqipëria nuk kishte asnjë përfaqësues të denjë në këtë ngjarje ndërkombëtare. Ai e cilësoi këtë si një dështim, duke thënë se “Harami është skllav i Edi Ramës”, ndërsa Rama u përfaqësua vetëm nga Ervin Demo, sipas Berishës.

“Siç e panë të gjithë shqiptarët. E panë. Nuk kishte. Ishte takim ndërkombëtar i Bordit të Paqes, Shqipëria në hallin e saj të madh nuk kishte me kë të përfaqësohej, pasi Harami është skllav i Edi Ramës, shkoi Edi Rama dhe ju e patë vetë”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se Rama kishte marrë mesazhe gjatë qëndrimit të tij në SHBA, duke ironizuar delegacionin, që sipas tij, përbëhej vetëm nga Edi Rama dhe Ervin Demo: “Edi Rama edhe atje ku ishte, mendoni ju se nuk mori mesazhe?! Absolutisht. Në korridore i ka marrë të gjitha mesazhet. Me dëshmitar Ervin Demon, kuptojeni

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit