Duke iu referuar luftës në Ukrainë, presidenti amerikan Donald Trump para Kongresit amerikan deklaroi se administrata e tij po punon për t’i dhënë fund konfliktit, por shtoi se, sipas tij, “lufta nuk do të kishte shpërthyer kurrë nëse do të isha president”.
Trump theksoi se do të kërkojë arritjen e paqes, por paralajmëroi se “nuk do të hezitojë kurrë të përballet me kërcënime kundër Amerikës”, duke lënë të kuptohet se diplomacia do të shoqërohet me një qëndrim të fortë në planin e sigurisë.
Deklaratat e tij vijnë në një moment simbolik, teksa liderë politikë nga e gjithë Evropa u mblodhën në Kiev për të shënuar katër-vjetorin e pushtimit rus të Ukrainës, një ngjarje që vijon të ndikojë thellë në sigurinë dhe arkitekturën politike të kontinentit.









