-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- ’Balluku më dha tre herë dorëheqjen’, Rama: E kam rrëzuar kategorikisht

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së sotme të Grupit të Parlametar të PS, foli sërish për çështjen e Belinda Ballukut, duke u shprehur se ajo i ka kërkuar tre herë dorëheqjen edhe pse ai e ka refuzuar kategorikisht këtë vendim  të ministres. Sipas tij kjo lloj lojë e drejtësisë nuk qëndron në Gjermani apo shtete të tjera europiane, ndaj është kundër këtyre valleve të dorëheqjes automatike.

Fjala e Ramës

Nuk do t’i shmangem sot këtu temës që lidhet me Belinda Ballukun, por nuk do të merrem me procesin që ka nisur në Parlament, se do pres raportin e Këshillit të Mandative para se të them edhe unë fjalën time shteruese për temën e imunitetit. Por dua të ndaj me ju këtu diçka që e kam thënë edhe pa praninë e publikut përmes mediave. Belinda Balluku mua ma ka dorëzuar dorëheqjen tre herë, qysh në mbrëmjen e ditës që iu ngrit akuza. Jo për korrupsion, se është shumë interesant që ndërkohë që të gjitha tenxheret bëjnë llogaritë duke marrë shumat e shpenzuara për të ndërtuar ato vepra, akuza nuk është për korrupsion; nuk ka akuzë për korrupsion, por për pabarazi në tendera. Pastaj ma ka sjellë përsëri dorëheqjen kur u bë pezullimi, pastaj edhe njëherë të tretë kur u ripezullua nga mosvendimi i Gjykatës Kushtetuese. Siç iu kam thënë, e kam hedhur unë poshtë kategorikisht idenë e dorëheqjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit