Një grabitës është arrestuar pas një grabitjeje të armatosur që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një pikë këmbimi valutor në qendrën tregtare “Concord” në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar ka kërcënuar punonjësin e pikës së këmbimit me armë dhe ka marrë një shumë prej rreth 1.2 milionë lekë të vjetra.
Pas ngjarjes, ai është larguar me motor, por pas një operacioni të shpejtë nga policia, është identifikuar dhe arrestuar.









