-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Aksioni me urdhër të SPAK në Vlorë, arrestohet efektivi

Kryesoret

Punonjësi i Policisë së Shtetit, Rezart Kuçi, është arrestuar në kuadër të një aksioni të zhvilluar nga Forcat Speciale dhe SPAK, pas akuzave për shpërdorim detyre, përfshirje në trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

Urdhri i arrestit u ekzekutua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Kuçi aktualisht mban postin e shefit të Seksionit të Policisë Shkencore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, por ka shërbyer edhe në pozita të tjera drejtuese, përfshirë Zëvendës Shef në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në Tiranë dhe Shef të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Hetimet ndaj tij kanë zbuluar përfshirjen në aktivitete të jashtëligjshme, duke rrezikuar integritetin e institucioneve të rendit dhe sigurisë.

Ky aksion vjen pas një periudhe të gjatë hetimesh dhe është pjesë e një operacioni të gjerë kundër korrupsionit dhe strukturave kriminale që veprojnë brenda forcave të rendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit