-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan: Ndalni luftën ose digjet rajoni!

Kryesoret

Presidenti turk, Tayyip Erdogan ka bërë thirrje që konflikti mes Izraelit dhe Iranit të ndalet sa më shpejt, për të parandaluar një përshkallëzim që mund të përfshijë të gjithë Lindjen e Mesme. Ai theksoi se diplomacisë duhet t’i jepet një shans për të zgjidhur situatën paqësisht.

Sipas Erdoganit, mbrojtja ajrore e NATO-s ka kapur javën e fundit dy raketa iraniane të drejtuara ndaj jugut të Turqisë, ku ndodhen baza ajrore dhe radarë të përdorur nga aleanca dhe Shtetet e Bashkuara. Pas këtyre incidenteve, NATO ka forcuar sigurinë në rajon.

“Kjo luftë duhet të ndalet para se të rritet dhe rajoni të hidhet në zjarr. Nëse diplomacisë i jepet një shans, është shumë e mundur të arrihet kjo. Ne po veprojmë me kujdes për të mbrojtur Turqinë nga zjarri që po e rrethon,” u shpreh Erdogan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit