-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Shqipëria ka nevojë për një qeveri që avancon integrimin në BE

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një seri takimesh në Berlin, ku është fokusuar në diskutimet për avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një deklaratë për media, ai ka theksuar nevojën për një qeveri të përgjegjshme që të punojë për standardet europiane dhe për të siguruar një proces të drejtë zgjedhor.

Bardhi ka kritikuar ashpër veprimet e Partisë Socialiste, të cilat sipas tij pengojnë përparimin e vendit drejt integrimit europian, për shkak të mbrojtjes së individëve të përfshirë në korrupsion dhe bllokimin e drejtësisë.

“Shqipëria ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme që garanton standardet europiane dhe e çon përpara procesin e integrimit, i penguar nga aktet e PS në mbrojtje të korrupsionit dhe pengimit të drejtësisë. Nevojiten zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të pasur një qeveri që punon për interesin publik dhe integrimin e Shqipërisë në BE.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit