-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazeta gjermane shkruan për protestën e PD

Kryesoret

Gazeta gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung”, pasqyron protestën e PD të mbajtur një natë më parë në Tiranë.

Në artikullin e saj Gazeta gjermane shkruan se mes tensioneve të shtuara politike, qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Protestat dhe revoltat u shtuan edhe pas skandalit korruptiv të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Më tej artikulli vijon; “Në Tiranë shpërthyer protesta përpara godinës së Kryeministrit Edi Rama. Tensione pati edhe mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Gjatë tubimit protestuesit hodhën molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës.

Sfondi i kësaj situate është përshkallëzimi i tensioneve politike që nga dhjetori.

Një prokuror i posaçëm ka ngritur padi ndaj ish zëvendëses kryeministres, Belinda Balluku.

Ajo akuzohet për ndërhyrje në tenderët publikë për projekte të mëdha infrastrukturore dhe favorizim të kompanive të caktuara.

Ndërsa Balluku i mohon akuzat.

Zyra e prokurorit të posaçëm përgjegjës për luftimin e korrupsionit kishte kërkuar heqjen e imunitetit të saj.

Megjithatë, anëtarët e parlamentit votuan kundër kësaj në mesin e marsit.

Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Megjithatë, Brukseli ka theksuar se nevojiten përpjekje më të forta për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit