Gjyqtari anglez Anthony Taylor do të vendosë drejtësi në ndeshjen e Play-Off-it mes Polonisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 26 mars në Varshavë.
Asistentë të Taylor do të jenë Gary Beswick dhe Adam Nunn. Anglezë do të jenë ata që do të jenë në sallën e VAR-it, Jarred Gillett dhe Michael Salisbury. Arbitër i katërt do të jetë lituanezi Donatas Rumsas.









