Përfaqësuesja e Shqipërisë ka arritur në Varshavë për të luajtur me Poloninë të enjten, në një ndeshje të rëndësishme për kualifikimin në Kupën e Botës.
Ekipi, nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, ka vetëm një objektiv: fitore për të ruajtur shpresat për një vend në turneun botëror.
Në aeroportin e Varshavës, tifozët shqiptarë i dhanë një pritje të ngrohtë ekipit, duke realizuar foto dhe kërkuar autografe nga futbollistët.
Të gjithë janë të fokusuar në këtë përballje të vështirë, që mund të hapë rrugën për një arritje historike të Shqipërisë në futbollin ndërkombëtar.
/5pyetjet.al









