-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Sali, pse ke frikë nga unë?

Kryesoret

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji që ka shpallur kandidaturën për kryetar të PD-së, por që nuk është pranuar nga selia blu i është përgjigjur Sali Berishës, i cili u shpreh sot se anëtari i kryesisë është ‘vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike’.

“Kush ka lidhje dhe me kë do kemi kohë e do i qartesojmë, por pyetjet mbeten; a do të ketë garë të hapur? A do të ketë votë të lirë për demokratët? Si do fitojë Partia Demokratike? Kur?

A mbahet përgjegjesi për rezultatet dhe premtimet?

A mundet një kandidat të përjashtojë kandidatin tjetër?

Se në mungesë të garës, shpiken romane me “vetëpërjashtime”.

Unë nuk jam vetëpërjashtuar nga askund. Përkundrazi, kam qenë dhe jam pjesë e Partisë Demokratike, me kontribut, sakrifica deri në burg politik, me përballje reale dhe fitore për demokratët!

Problemi nuk është kush “përjashtohet”, por pse nuk lejohet gara, se Sali Berisha apo kushdo tjetër mund të thotë çfarë të dojë për mua, por nuk mund të shmangë pyetjen kryesore: pse i trembet garës?

Unë kërkoj vetëm një gjë: rregulla dhe votë, këtë kërkojnë demokratët, shoqëria dhe partnerët!

Pjesa tjetër është propagandë për të mbuluar frikën” shkruan ai.

Gara në PD/ Berisha përjashton Salianjin: Shkeli statutin!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit