-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Jemi për uljen e taksës mbi naftën dhe kundër mashtrimeve të Ramës

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një videomesazh të dielën, akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrime lidhur me çmimet e karburanteve dhe theksoi se rritja e fundit tregon ndikimin e drejtpërdrejtë të qeverisë.

Ai kërkoi uljen e taksës mbi naftën dhe kritikoi mungesën e investimeve të huaja serioze.

Mirëdita!
Mashtrimet në monologun e së dielës të Edi Ramës janë bërë si përrallat e Nastradinit. Sot, ai kishte përzgjedhur të fliste për naftën dhe për të mashtruar qytetarët se, bordi nuk ka asnjë lidhje me çmimet, ndërkohë që bordi i tij dje njoftoi rritjen e çmimit, nga 203 lekë që kishte njoftuar më parë në 215 lekë, pas një letre publike që i bënë përfaqësuesit e kompanive të naftës, duke dëshmuar se ai bord është në mbrojtje të kompanive dhe jo të qytetarëve.
Sërish, theksoj se, themeli i çmimit statosferik të naftës në Shqipëri qendron taksën qeveritare të Edi Ramës mbi naftën 1.1 euro.
Ndaj dhe ulja e saj duhet të jetë kërkesë e mbarë qytetarëve shqiptarë.
Edi Rama në monologun e tij foli për investimet e huaja, për një konferencë me mijëra pjesëmarrës, në të cilat në të vërtetë janë dhe mungestarët e mëdhenj në Shqipëri.
Unë dua t’i informoj shqiptarët se, gjatë këtyre 12 viteve, të vetmet investime të mldha në Shqipëri kanë qenë investimet e kontraktuara, që të gjitha nga PD.
Kanë qenë Kaskada e Devollit, me të cilën Edi Rama u tall dhe e përqeshi disa herë përpara. Ka qenë gazsjellësi trans Adriatik, i cili sot është më i çmuar se kurrë për mbarë Europën dhe siç dihet në kontraktimin e tij, Shqipëria luajti një rol përcaktues. Ka qenë Shell, i cili investoi miliarda në Shqipëri, por për fat të keq nuk gjeti, nuk ka asnjë investitor të madh, në mënyrë absolute, asnjë investitor serioz që të ketë ardhur dhe vendosur investimet e tyre në Shqipëri gjatë këtyre viteve, por përkundrazi kanë ikur investitorët gjigantë, që vetëm në Gjirin e Laëzit planifikonin të investonin 1.5 miliardë euro investime dhe shumë investitorë të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit