-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëvizte i lirë me armë, arrestohet vrasësi në Durrës

Kryesoret

Një 28-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi qarkullonte me armë zjarri pistoletë. I riu me iniciale E. V., rezulton i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

“Gjatë operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin A. L., ku dyshohej se lëvizte si pasagjer një shtetas i armatosur, shtetasi E. V.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. V., pasagjer në këtë automjet, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi E. V., 28 vjeç, banues në Shijak, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërsa shtetasi A. L., 25 vjeç, banues në Shijak, u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit””, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit