-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Nëse nuk ka marrëveshje me Iranin, do t’i hedhim në erë

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump iu kundërpërgjigj zhvillimeve në Lindjen e Mesme me një postim të ri në Truth Social të hënën pasdite.

Presidenti amerikan këmbënguli se SHBA-të janë në bisedime me një “regjim të ri dhe më të arsyeshëm” dhe kërcënoi se “nëse nuk arrihet një marrëveshje shpejt, ne do t’i japim fund “qëndrimit” tonë të mrekullueshëm në Iran duke hedhur në erë dhe duke shkatërruar plotësisht të gjitha termocentralet e tyre, fushat e naftës dhe ishullin Kharg (dhe ndoshta të gjitha impiantet e tyre të desalinizimit!)”.

Postimi i presidentit amerikan thotë: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në diskutime serioze me një REGJIM TË RI DHE MË TË ARSYESHËM për t’i dhënë fund operacioneve tona ushtarake në Iran. Është bërë shumë përparim, por nëse për ndonjë arsye nuk arrihet një marrëveshje së shpejti – gjë që ndoshta do të arrihet – dhe nëse Ngushtica e Hormuzit nuk “hapet për biznes” menjëherë, ne do ta përfundojmë “qëndrimin” tonë të mrekullueshëm në Iran duke hedhur në erë dhe duke shkatërruar plotësisht të gjitha termocentralet e tyre, fushat e naftës dhe ishullin Kharg (dhe ndoshta të gjitha impiantet e tyre të desalinizimit!), të cilat qëllimisht nuk i kemi “prekur” ende.

Kjo do të jetë hakmarrje për shumë nga ushtarët tanë dhe të tjerë, që Irani masakroi dhe vrau gjatë “Mbretërimit të Terrorit” 47-vjeçar të regjimit të vjetër. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje” tha ai. 

Megjithatë, më parë, Teherani, nëpërmjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghai, theksoi se vendi i tij nuk ka bërë asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me Uashingtonin dhe i përshkroi kërkesat e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës si “të tepruara” dhe “jorealiste”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit