-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dueli Kosovë-Turqi, lojtarët dalin në fushë për të parë terrenin

Kryesoret

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Turqisë do të luajnë këtë të martë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, nga ora 20:45, në finalen e madhe për kualifikim për Kupën e Botës 2026.

Teksa na ndajnë vetëm pak orë para fillimit të kësaj ndeshjeje historike, të dy ekipet tashmë gjenden në stadium, ku pritet të kryejnë përgatitjet e fundit para fillimit të ndeshjes.

Lojtarët e Kosovës tashmë kanë dalë në fushë për të inspektuar terrenin, ku janë pritur me duartrokitje të forta nga tifozët që tashmë kanë filluar të mbushin stadiumin.

Gjendja e fushës duket perfekte dhe gjithçka është gati për lojtarët e Kosovës që sonte të shkruajnë emrin e tyre me shkronja të arta në historinë e vendit tonë./ Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit