Ditën e sotme ka nisur seanca gjyqësore e themelit për kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliajn dhe 29 të pandehurit e tjerë. Veliaj nuk është i pranishëm në seancë dhe përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca.
Edhe Ajola Xoxa nuk është e pranishme në seancë dhe përfaqësohet nga avokatët e saj. Të pranishëm janë dy prokurorët e çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025. Ndaj tij SPAK ka renditur 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.









