Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare ka publikuar një mesazh alarmues, duke thënë se Iranin mund të shënjestrojë opozitën iraniane në Shqipëri.
Nga ana tjetër ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të ruajnë vigjilencën e shtuar.
Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë
Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar.









