-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albin Kurti merr masa për rritjen e çmimeve në Kosovë

Kryesoret

Qeveria e Kosovës pritet të shqyrtojë sot projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg sot në mbledhjen e planifikuar për në orën 9:30.

Sipas agjendës, mbledhja pritet t’i ketë 16 pika. Ndër to është edhe ajo e çështjes së çmimeve në kohë kur tregu është jostabil. Një ligj i tillë në mandatin e shkuar, ai për çmimet tavan, ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në Kosovë ka nisur një valë e re inflacioni, qëkur më 28 shkurt si pasojë e sulmeve amerikano-izraelite mbi Iran nisi shtrenjtimi i naftës në nivel bote.

Për të ndikuar në uljen e çmimit të derivateve, partitë opozitare kanë rekomanduar uljen e akcizës ose të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Megjithatë, Qeveria ka refuzuar.

Sot pritet të mbahet edhe një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, pikërisht mbi këto kërkesa të opozitës.

Në rend dite në mbledhjen e Qeverisë janë edhe shqyrtimi i projektligjit për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, ai për shtetësinë e Kosovës, ai për lëndët plasëse e ai për Maturën Shtetërore.

Po ashtu priten shqyrtime edhe të disa projektligjeve të tjera si dhe nisma për një marrëveshje për bashkëpunim ushtarako-financiar me Turqinë./ Ekspres

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit