-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr në Vlorë, ndërron jetë në spital i moshuari

Kryesoret

Një sherr ka ndodhur në zonën e njohur si lagjja Pavarësia në Vlorë, ku tre persona janë përfshirë në një përplasje fizike.

Pas një konflikti mes disa personave, 63-vjeçari Ismail Aliaj ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit të Vlorës.

Sipas burimeve mjekësore, ai ka marrë goditje në pjesën e fytyrës dhe të grykës, plagë të cilat kanë rezultuar fatale, duke mos mundur t’i mbijetojë dëmtimeve.

Ndërkohë, djali i viktimës ka mbetur i lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit, duke u drejtuar në drejtim të autostradës.

Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia për më shumë detaje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit