-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krishti u ringjall! Politika uron Pashkën

Kryesoret

Krishti u ringjall! Sot, besimtarët katolikë në të gjithë botën kremtojnë Pashkët, ditën që simbolizon ringjalljen e Krishtit, një nga momentet më të rëndësishme të kalendarit fetar. Festimet kanë nisur që të shtunën në mbrëmje me meshën e madhe, e cila u zhvillua në të gjitha kishat katolike, dhe kulmojnë me drekën tradicionale të së dielës.

Politika ka përcjellë urimet për besimtarët e krishterë që kremtojnë sot Pashkët. Presidenti Begaj uroi besimtarët. “Gëzuar Pashkën! Pashka është besimi se e mira fiton mbi të keqen, mundimi mbi padrejtësinë, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën.

Pashka është besimi se jeta është forca e pashtershme që na udhëheq. Pashka është shpresë dhe gëzim. Kjo festë na kujton se Zoti nuk na braktis kurrë dhe se dashuria e Tij është më e fortë edhe se vdekja.

Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja” shkruan ai. Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video të realizuar me inteligjencë artificiale. “Gëzuar Ditën e Re”, shprehet Rama në mesazhin e tij.

Gëzuar Pashkët!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit