-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia: Kujdes nga SMS mashtruese, rrezik për vjedhjen e të dhënave

Kryesoret

Policia e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët për një skemë mashtrimi nëpërmjet mesazheve SMS që duken sikur janë njoftime nga shërbimet postare. Këto mesazhe përmbajnë lidhje të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente, me qëllim të vjedhjes së të dhënave personale dhe bankare.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të mos klikojnë në lidhje të dërguara nga numra të panjohur dhe të mos japin informacionet e tyre personale.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit informon qytetarët se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.
Këto mesazhe përmbajnë lidhje (linke) të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët.
Qëllimi i tyre është:
• përvetësimi i të dhënave personale;
• vjedhja e të dhënave bankare;
• aksesi i paautorizuar në llogaritë financiare.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se këto janë tentativa mashtrimi dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.
Kujdes: • Mos klikoni në lidhje (linke) të dërguara nga numra të panjohur;
• Mos jepni të dhëna personale apo bankare;
• Mos ndiqni udhëzime që kërkojnë veprim urgjent pa i verifikuar.
Rekomandime nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike:
• Fshini menjëherë mesazhe të tilla;
• Mos ndërveproni me përmbajtjen e tyre;
• Raportoni çdo rast të dyshimtë në kontaktet zyrtare.
Tel: +355 69 415 5552
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike mbetet e angazhuar për identifikimin dhe goditjen e këtyre skemave mashtruese, si dhe për garantimin e sigurisë digjitale të qytetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit