Një shpërthim i fuqishëm ndodhi orët e vona të së dielës, 5 prill, në qytetin e Lezhës.
Ngjarja ndodhi në lagjen Besëlidhja, pranë një bar-kafeje, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale jo vetëm në objektin ku ndodhi shpërthimi, por edhe në biznese dhe xhamat e pallateve përreth.
Zhurma ka qenë aq e madhe sa një pjesë e banorëve kanë dalë të traumatizuar.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale.









