Një grua rreth 80 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të hëne.
E moshuara është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, në qytetin e Vlorës.
Dyshohet se e moshuara ka patur probleme të shëndetit mendor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.









