Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një grua e moshuar ka pësuar një aksident pas një rënie nga shkallët e një pallati.
Sipas informacioneve paraprake, gruaja ishte duke shkundur një tapet kur ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga shkallët, duke u plagosur.
Për pasojë, ajo është transportuar menjëherë në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Ngjarja ka ndodhur pranë Teatrit Andon Zako Çajupi, dhe pas incidentit kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.









