-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushtetuesja e la në burg, Meta: Asnjë surprizë

Kryesoret

Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e tij për masën e sigurisë dhe procedurën e arrestimit.
Ai e cilësoi vendimin si të pritshëm dhe e kritikon ashpër këtë institucion për zvarritjen e çështjes.
Reagimi i Metës:
Asnjë suprizë nga Gjykata e Lanës!
Pasi e zvarriti çështjen prej 6 muajsh, përtej çdo afati të arsyeshëm, me qëllim, vonimin në rrugën tonë drejt Strasburgut, sot tregoi edhe njëherë se kjo Gjykata nuk di të zhgënjejë.
Vlerësimin tim për të e kam thënë që më 2 Mars 2020 kur këta betoheshin te Lana.
Por se paku të kenë fare pak dinjitet dhe të mos vonojnë zbardhjen e vendimit të tyre.
Edhe njëherë i ftoj të gjithë mediat dhe gazetarët, më 27 prill, në seancën e parë të gjykimit në themel, dhe në të gjitha seancat e tjera, ku do të jem ballë për ballë me bandën, që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe ku do të çmontojmë këtë proces farsë të neveritshëm të drejtësisë me regji.

 

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin: Ilir Meta në burg!

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit