-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hita u jep besën partnerëve: Do të luftoj grupet e rrezikshme!

Kryesoret

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita zhvilloi takimin e parë me partnerët ndërkombëtarë, me delegacionin nga Qendra për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në EUROPOL (ESOCC).

Delegacioni kryesohej nga Andy Kraag, Drejtues i Qendrës kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në EUROPOL, i shoqëruar nga Shefi i  Njësisë në Projektin Analitik HROCG – Grupet Kriminale me Rrezikshmëri të Lartë, si dhe  nga Zëvendësdrejtuesi i Njësisë në këtë projekt.

Gjatë takimit, Drejtori Hita dhe Kraag vlerësuan marrëdhëniet e mira mes Policisë së Shtetit dhe Europol-it, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit.

Drejtori Hita siguroi përfaqësuesit e delegacionit për angazhimin dhe vendosmërinë e tij dhe të Policisë së Shtetit për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Ai theksoi se vetëm nëpërmjet bashkëveprimit të ngushtë dhe pa barriera mund të arrihen rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar.

Nga ana e tij, Kraag uroi Drejtorin e Përgjithshëm për detyrën dhe garantoi mbështetje të pakushtëzuar nga Europol për Policinë e Shtetit, në drejtim të shkëmbimit të informacionit për goditjen e krimit të organizuar, krimeve në fushën e narkotikëve, kontrabandimit të emigrantëve dhe krimeve kibernetike, duke zhvilluar hetime proaktive dhe operacione të përbashkëta me Europol-in dhe vendet anëtare të tij.

Gjithashtu, në fokus të diskutimeve ishte rëndësia e implementimit të strategjisë së re të Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar 2026-2028, si dhe Projekti Analitik HROCG, i cili përfshin identifikimin, profilizimin dhe ndjekjen e grupeve kriminale më të rrezikshme në nivel ndërkombëtar, analizën e rrjeteve kriminale, shkëmbimin e inteligjencës, si dhe koordinimin e operacioneve të përbashkëta për goditjen e tyre.

Ky projekt synon rritjen e kapaciteteve hetimore dhe operacionale, si dhe ndërhyrjen e sinkronizuar ndaj aktiviteteve kriminale ndërkufitare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit