-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja SHBA-Iran, qeveria shqiptare: Tani respektoni armëpushimin!

Kryesoret

E ndërsa pak javë më parë shpalli Teheranin regjim terrorist, Shqipëria përmes Ministrisë së Jashtme ka reaguar duke përshëndetur marrëveshjen Iran-SHBA për një armëpushim dy javor për të vijuar negociatat me qëllim mbylljen e luftës në Lindjen e Mesme.

Reagim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë mirëpret marrëveshjen për armëpushimin dyjavor ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila synon të hapë rrugën drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme të konfliktit të përshkallëzuar në Lindjen e Mesme.

Shqipëria ka mbështetur vazhdimisht përpjekjet për ulje të tensioneve, vetëpërmbajtje dhe dialog kuptimplotë.

Ndërprerja e furnizimeve globale me energji, përfshirë ndikimin e paqëndrueshmërisë rreth Ngushticës së Hormuzit, vijon të prekë ekonomitë në mbarë botën, duke theksuar urgjencën e rivendosjes së stabilitetit dhe garantimit të rrjedhës së lirë të tregtisë detare.

Ne vlerësojmë rolin konstruktiv të luajtur nga Pakistani, Egjipti, Turqia dhe Arabia Saudite në mbështetje të përpjekjeve për ulje të tensioneve dhe dialog.

Respektimi i armëpushimit dhe angazhimi me mirëbesim drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme do të përbëjnë një kontribut të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal, sigurinë dhe paqen për të gjithë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit