Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtojnë një moment të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.
Më 8 prill 2008, statusi i misionit diplomatik të SHBA-së në Prishtinë u ndryshua nga “Zyra e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së”.
Ky ndryshim erdhi pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve më 18 shkurt 2008.
REAGIMI
Me Kosovën zyrtarisht si një shtet i pavarur dhe marrëdhëniet diplomatike të vendosura, hapi i ardhshëm ishte të pasqyrohej kjo marrëdhënie në praninë tonë diplomatike. Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga Zyra e SHBA-së në Ambasadë e SHBA-së. Si rezultat, titulli zyrtar i misionit u bë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë. Ky ndryshim erdhi pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës më 18 shkurt 2008, një ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.









