Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion këtë të enjte për shembjen e një ndërtese pa leje në fshatin Risili, në Vlorë.
Sipas burimeve, inspektorët e IKMT-së kanë arritur në terren në orët e pasdites për të filluar procesin e prishjes së objektit.
Ndërtesa, e cila ishte ndërtuar si depo uji nga banorët e fshatit, është gjetur pa lejen përkatëse të ndërtimit dhe për këtë arsye, autoritetet kanë ndërmarrë hapat ligjorë për të shkatërruar atë.









