Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër pas takimit të Kryeministrit Edi Rama me ndërtuesit, duke theksuar një deklaratë të fundit të tij që sipas Nokes, tregon një lidhje të drejtpërdrejtë të ndërtimit me pastrimin e parave të krimit.
Në një postim në rrjetet sociale, Noka ka theksuar se ky është një prizëm i qartë i lidhjeve që po zhvillohen midis krimit dhe ndërtimit në Shqipëri.
“Dëgjojeni tek e pranon vetë se krimi në Shqipëri pastron paratë në ndërtim”, shkruan Flamur Noka.
/5pyetjet.al









