-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD angazhon degët për hartën e re territoriale, publikohet udhëzimi

Kryesoret

Partia Demokratike ka publikuar një udhëzim për angazhimin e strukturave të saj në diskutimet mbi reformën administrative dhe territoriale.

Sipas planit të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, degët lokale do të organizojnë takime me komunitetet për të diskutuar variantet e mundshme të ndarjes territoriale, dhe mbledhjet e kryesive do të zhvillohen deri më 15 prill.

PD kërkon që propozimet të finalizohen dhe të raportohet deri më 20 prill, duke përfshirë dokumentimin e takimeve dhe angazhimin e këshilltarëve vendorë, ekspertëve dhe përfaqësuesve lokalë.

Reforma synon një ndarje më të drejtë dhe funksionale të territorit, që do të përmirësojë qeverisjen vendore dhe administrimin e shërbimeve për qytetarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit