Kuvendi i Kosovës ka miratuar me mbështetje të plotë rezolutën për mbrojtjen e të vërtetës së luftës së viteve 1998–1999, me 90 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim.
Rezoluta vë në pah domosdoshmërinë e dokumentimit të plotë të krimeve të luftës dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse të thellojnë hulumtimet dhe mbledhjen e provave.
Po ashtu, u bëhet thirrje organeve të drejtësisë që të vazhdojnë hetimet dhe ndjekjen penale ndaj autorëve të këtyre krimeve.
Dokumenti nderon sakrificën e popullit shqiptar gjatë luftës dhe dënon çdo përpjekje për shtrembërim të fakteve historike apo shmangie të përgjegjësisë.
Në të njëjtën kohë, ai mbështet iniciativat për drejtësi ndërkombëtare dhe kërkon angazhim më të madh për dokumentimin e masakrave dhe ngjarjeve të asaj periudhe.
/5pyetjet.al









