-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti për masakrën në Lubizhdë: Lavdi dëshmorëve të rënë për lirinë e atdheut!

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook ka kujtuar 27-vjetorin e ngjarjeve të 12 prillit 1999 në Lubizhdë të Hasit, ku gjatë luftës në Kosovë janë vrarë civilë dhe luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i Kurtit

Si sot, 27 vite më parë, më 12 prill të vitit 1999, forca të shumta të Batalionit të Dytë të Motorizuar 549 të ushtrisë jugosllave, i rrethuan malet ku ishin strehuar shumë nga banorët e fshatit Lubizhdë të Hasit. Pasi i ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët e tyre, ushtarët serbë filluan t’i torturonin teksa i radhitën në rresht për t’i pushkatuar. Të mbijetuarit e kësaj masakre, kanë rrëfyer pastaj barbarinë e këtij krimi shtetëror të Serbisë ndaj banorëve të Lubizhdës së Hasit, përshkuar nga ekzekutime të planifikuara, tortura, malltretime, plaçkitje, dhunime, dëbime dhe shkatërrim pronash.
Gjatë atyre ditëve të mesit të prillit të vitit 1999, nga fushatat kriminale të spastrimit etnik dhe gjenocidit që Serbia po kryente ndaj shqiptarëve në Kosovë, u vranë 40 civilë shqiptarë të paarmatosur. Ndërkaq, në përballje me forcat serbe dhe në mbrojtje të civilëve, ranë dëshmorë 14 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Jetët e dhëna për çlirimin e Kosovës janë vlerë sublime në themelet e lirisë së popullit dhe shtetndërtimit të republikës sonë.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e atdheut!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit