-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FIFA refuzon kërkesat e Iranit për sfidat me Botërorin

Kryesoret

Nëse Irani do të jetë pjesë e Botërorit, do t’i luajë ndeshjet në SHBA, ashtu siç është programuar në kalendar. Pavarësisht kërkesave të shumta që federata iraniane ka bërë në FIFA për t’i spostuar sfidat në Meksikë, duket se institucioni më i lartë i futbollit botëror i ka refuzuar.

Edhe pse mungojnë njoftimet zyrtare, lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Meksikës, Klaudia Sheinbaum, e cila thotë se FIFA nuk do të bëjë ndryshime, pasi do të sillnin vështirësi të mëdha në aspektin logjistik dhe në zhvillimin e turneut.

Irani është kualifikuar në Botërorin e këtij viti dhe ndodhet në grupin G bashkë me Belgjikën, Egjiptin dhe Zelandën e Re. Ministri i sportit në Iran dhe presidenti i federatës së futbollit i kanë bërë gjithmonë apel FIFA-s për të ndryshuar kalendarin për arsye sigurie, por kjo nuk do të ndodhë.

Tani gjithçka është në dorën e Iranit nëse do të marrë pjesë apo jo në Botëror.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit