Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka folur në foltoren përpara Kryeministrisë, ku është shprehur se Rama ka vrarë shpresën tek të rinjt dhe familjet shqiptare.
“Fermerët në Lushnje e kanë braktisur takimin e Ramës. Të gjithë të tjerët ishin patronazhistë dhe punonjësit e majtë. Kudo ku shkon shoqëria e braktis, sepse ky nuk pranon zërin ndryshe. Protesta jonë ka vrarë frikën te qytetarët. Sot në protestë janë edhe minatorët sepse ndihen të nëpërkëmbur, ndërsa këta firmosin për të vjedhur mijëra euro. Sot nuk gjen qytetarë të ndershëm që janë të kënaqur me këtë regjim. Ky sot ka inkriminuar arsimin,”, u shpreh Noka.









