Hjetëra qytetarë janë mbledhur në një protestë të heshtur në Durrës, duke mbajtur pankarta me mesazhe të ndryshme. Tubimi po zhvillohet në qendrën administrative të qytetit, në sheshin “Liria”.
Protestuesit kërkojnë mbrojtjen e tokës, shfuqizimin e projekteve që, sipas tyre, favorizojnë investitorët strategjikë, si dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
Ata kanë shprehur shqetësimin për mënyrën se si po menaxhohen disa zhvillime urbane dhe kanë bërë thirrje për më shumë transparencë dhe mbrojtje të interesit publik.
/5pyetjet.al









