Eurodeputetja italiane Christina Guarda, e cila pak ditë më parë vizitoi Shqipërinë dhe inspektoi edhe zonën e Zvërnecit, kritikoi deklaratat e qeverisë se nuk janë dhënë leje ndërtimi në këto zona, pasi në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Europian, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtuar, protestat qytetare dhe shqetësimet për korrupsionin u kthyen në tema debati në Strasburg.
Ndërkohë ajo theksoi se gjatë vizitës së saj ka parë rrethime, gardhe dhe mjete që mund të përdoren për ndërtime, duke thënë se Shqipërinë nuk e kërcënojnë protesatat për integrimin në BE por dhënia e lejeve të ndërtimit.
Fjala e eurodeputetes italiane
Kemi dëgjuar nga ministri që nuk është dhënë një leje ndërtimi. Kemi parë që janë bërë rrethime, gardhe që nuk lejojnë njerëzit të kalojnë dhe kemi identifikuar makina, që shërbejnë për të kryer ndërtime në zonën e mbrojtur. Kur shkuam atje, diskutuam me ministrin dhe ai dukej sikur nuk ishte në dijeni të kësaj situate. Dhe tha që kjo ndoshta ishte bërë për përgatitjen e testeve që nevojiteshin, për të bërë vlerësimin mjedisor dhe vlerësimin e projektit. Nëse nuk jepet leje për të kryer një testim të caktuar, ne kemi aplikime dhe zona të caktuara. Nuk është e nevojshme që të bëhet gardhi. Ai na tha që ne nuk jemi pjesë e BE-së akoma. Kjo ishte e vështirë për ta kapërdirë. Komisioni ka thënë që duhet të tërhiqeni nga këto ndryshime. Kemi parë deklarata që protesta po kërcënojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por nuk janë protestat që po e kërcënojnë, por hapa pas që po bëhen.









