-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Zgjedhjet e parakohshme s’jan zgjidhje’/ PDK: Deklaratat politike të Kurtit janë pa vlerë!

Kryesoret

Direkt pas deklaratave të Kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti i cili tha se zgjedhjet e parakoshme nuk janë zgjidhje lidhur me për ngërçin e Presidentit, përmes një postimi në facebook, kësaj deklarate të Kurtit i është përgjigjur deputeti i PDK-së, Përparim Gruda.

Postimi i Grudës

Albin Kurti, po të mos donte zgjedhje, siç deklaroi sot, nuk do ta shpërdoronte as mundësinë e dytë që ia dha Gjykata Kushtetuese, 34 ditë shtesë. Mjafton të shihet se si u përdor kjo kohë: nga 34 ditë, 7 i kaloi në vizita të pafrytshme jashtë vendit, ndërsa tri javët e tjera pa asnjë përpjekje serioze për zgjidhje.
Tani, kur ka mbetur vetëm një javë, deklaratat politike nuk kanë më peshë, sepse veprimet destruktive të tij në të dy raundet për zgjedhjen e presidentit flasin më qartë se çdo fjalë.
Është për keqardhje që dikush me 51% të besimit qytetar po e shtyn vendin drejt një procesi të ri zgjedhor për arsye dhe inate personale. Qytetarët do të dijnë t’ia japin përgjigjen e duhur këtij mentaliteti!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit