-sidi education-spot_img
21.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bushati: Diaspora, thelbësore për ripërtëritjen demokratike dhe një patriotizëm të ri

Kryesoret

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka theksuar rolin e diasporës në procesin e ripërtëritjes demokratike të vendit, duke e cilësuar atë si një faktor të rëndësishëm për një model të ri politik, ekonomik dhe social në Shqipëri.

Sipas tij, një “patriotizëm i ri” duhet të mbështetet në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave të qytetarëve, mundësive të barabarta dhe forcimit të kohezionit social.

Postimi i Bushatit

Nuk ka gjë më patriotike sesa kur ajka e kombit në diasporë shpreh gadishmërinë për ripërtëritjen demokratike, një model të ri politik, ekonomik e social për vendin. Për një patriotizëm të ri që mbron dhe promovon demokracinë në çdo sferë të pushtetit dhe shoqërisë. Në thelb të të cilit është siguria e qytetarëve, të drejtat e tyre, mundësitë e barabarta për të gjithë, një ekonomi që bazohet në dije, solidariteti dhe kohezioni social.
Beteja për ripërtëritjen demokratike të vendit nuk ka qenë kurrë e lehtë dhe as përpjekje e një personi të vetëm. Përkundrazi, është betejë e përditshme kolektive që kërkon strategji, përqendrim forcash, etikë, ide dhe guxim. Atdheu ynë ka nevojë për një shkundje. Kontributi i diasporës është i pazëvendësueshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit