-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fotoja e tij në telefonin e Dumanit/ Dëshmon zyrtari: Po verifikoja Hajdar Çopjen

Kryesoret

Sot në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës e dosjes “Plumbi i Artë”. Në seancë është paraqitur ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe. Ai u pyet për foton e tij që u gjet në telefonin e Nuredin Dumanit. Guçe u shpreh se gjatë kohës që ushtronte detyrën në Policinë e Shtetit është thirrur nga ish-drejtori Gledis Nano, në prani të Tonin Vocajt, ku i është bërë me dije se disa persona kishin pasur qëllime dashakeqe ndaj tij dhe për këtë arsye i ishte vendosur mbrojtje fizike.

“Në nëntor të vitit 2021 më thirri Gledis Nano dhe më është bërë me dije se persona të caktuar kanë pasur qëllime dashakeqe ndaj meje, kanë pasur foton time në telefon dhe për këtë arsye unë kam pasur mbrojtje nga shteti për 2 vite. Nuk më është dhënë shpjegim se kur ishte bërë kërcënimi. Fotoja ime ishte gjetur tek telefoni i Dumanit.

Shteti shqiptar më ka dhënë mbrojtje. Për Hajdar Bako Çopja kam bërë verifikime për vrasjen e Andi Zylyfit. Për të bërë verifikime në Rinas më kanë urdhëruar eprorët. Nuk më kujtohet të kem bërë ndonjëherë kontrolle të Talo Çela. Për veprimet hetimore në Rinas kam lajmëruar eprorin tim Leonard Palushi.

Gjatë kohës që po hetoja nuk jam takuar kurrë me Nuredin Dumanin. Unë e kam nxjerrë në kërkim Nuredin Dumanin si person i dyshuar për vrasjen e Bujar Çelës. Henrik Hoxhaj e njoh kur është kapur dhe ka dalë në media” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit