Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reagur lidhur me pretendimet e ngrituar ndaj tij, pas mesazheve në një grup komunikimi në Whats App, gjoja iu është drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, “po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”.
Reagimi i plotë i Hoxhës
Kjo çështje është sqaruar tashmë nga ana e MEPJ përmes një reagimi publik dhe nuk kam asgjë për të shtuar.
Qëndrimet tona mbi politikën e jashtme nuk komunikohen as me SMS dhe as me WhatsApp. Ato bëhen përmes kanaleve zyrtare dhe transparente, të njohura për publikun dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, dhe vetëm këto qëndrime prodhojnë efekt.
Kushdo që dëshiron të njihet me pozicionet dhe qëndrimet që kam mbajtur gjatë karrierës sime diplomatike, në qendrat më të rëndësishme ndërkombëtare për interesat tona kombëtare, e ka shumë të lehtë ta bëjë këtë, pasi gjithçka është publike dhe e dokumentuar. Bëhet fjalë për 35 vite kontribut të pandërprerë në shërbim të së mirës së përbashkët dhe të interesit kombëtar./ TCH.









