Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha priti në Tiranë Izet Mexhitin pasi opozita në Tiranë nxori mesazhet ku ai i cilësonte ‘idiotë’ shqiptarët në Maqedoni.
Hoxha nuk e mohoi që i kishte shkruar mesazhet, por tha se kjo çështje është tejkaluar.
“Ju (u drejtohet gazetarëve) keni ngelur javën e kaluar, gjërat kanë evoluar, unë kam bërë të gjitha sqarimet e mia. U ngrit kjo tymnajë dhe u pamë.
Nuk ka asnjë lloj interpretimi që vlen mbi atë që diskutuam dhe atë që do të bëjmë. Nuk ka asnjë lloj tymnaje që mund të hyjë mes nesh dhe ngrihen nga hiçi, ne jemi vëllezër dhe të punojmë bashkë” tha ai.
Bashkë-drejtuesi i koalicionit VLEN, Mexhiti tha se janë keqkuptime mes vëllezërve. “Uroj që takimet të jenë më të shpeshta.
Edhe mes vëllezërve mund të ketë keqkuptime por që tejkalohen. Ne folëm për gjuhën shqipe dhe për tejkalimin dhe bashkëpunimin” tha ai.









