Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Mejën e Gjakovës për të bërë homazhe në përkujtim të viktimave të masakrës së kësaj zone.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka theksuar rëndësinë e kujtesës dhe dhimbjen e familjeve që humbën të dashurit e tyre gjatë luftës.
“Nënat të forta si guri, por me dhimbje që përvëlon; baballarët me zemra të thyera por me qëndrim stoik; motrat që jetojnë me humbjen e vëllezërve; vëllezërit, nipërit dhe mbesat që e çojnë përpara amanetin e të rënëve. Kjo është Meja!”.









