-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Iranit: SHBA po manipulojnë koston reale të luftës, ka arritur 100 miliardë dollarë

Kryesoret

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për fshehjen e kostos reale të luftës, duke thënë se kjo ka rënduar rëndë ekonominë amerikane.

Ndërkohë, iniciativat ndërkombëtare për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit janë intensifikuar, me Francën dhe Britaninë që po punojnë për një mision të përbashkët, ndërsa SHBA-të po përpiqen të krijojnë një koalicion për të siguruar lundrimin në këtë zonë kyç për tregtinë globale të energjisë.

Araghchi ka deklaruar se lufta ka ndikuar rëndë në ekonominë amerikane, duke theksuar se kostoja e drejtpërdrejtë për SHBA-në ka arritur rreth 100 miliardë dollarë, katër herë më shumë se sa pranohet zyrtarisht.

Për më tepër, ai ka shtuar se kostoja indirekte për taksapaguesit amerikanë është shumë më e lartë, duke përllogaritur se çdo familje amerikane përballon rreth 500 dollarë në muaj për shkak të këtij konflikti.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm francez, Jean-Nowl Barrot, ka bërë të qartë se plani i SHBA-së për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nuk është në kundërshtim me iniciativën franko-britanike, por e plotëson atë.

Kjo nismë synon të sigurojë lundrimin e sigurt për anijet tregtare që kalojnë përmes kësaj ngushtice, një arterie jetike për furnizimin global me energji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit