Rezoluta, e paraqitur më 30 prill nga kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, në mbështetje të bashkimit të Kosovës me NATO-n, ka tërhequr vëmendjen e mediave greke, të cilat ekonsiderojnë një thirrje për Greqinë por jop vetëm për faktin se nuk e njohin Kosovën ndaj dhe duhet të rishikojnë pozicionet e tyre.
Vendet në fjalë janë Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Argument i i paraqitur nga kongresmentët në fjalë është se njohja më e gjerë e Kosovës është thelbësore për të hapur rrugën e saj drejt integrimit në aleancën ushtarake.
“Shtetet e Bashkuara duhet të inkurajojnë Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën të rishikojnë pozicionet e tyre dhe të sigurojnë që Kosova të ketë një rrugë të besueshme dhe të realizueshme drejt anëtarësimit,” ishte komenti i tij.
Ndërkohë analistja amerikane Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, FDD, theksoi se rezoluta me mbështetje dypartiake, përbën një sinjal të fuqishëm politik për Ballakanin Perëndimor.









