Zbardhet dëshmia e 57 vjeaçarit Nikoll Rradaci, që përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës, pasditen e kësaj të diele.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kënetës në lagjen nr.15.
Sipas burimeve 57 vjeçari mësohet të ketë thënë “Me vrisni… nuk meritoj të jetoj. Isha i dehur nuk ka mbaj mend asgjë nga ngjarja”.
Nga ana tjetër mësohet se 57-vjeçari ishte bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e zonës, të cilët kishin bërë disa herë ankesa në polici për drejtimin e makinës edhe me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur.
Lidhur me këtë ngjarje ka patur shumë reagime jo vetëm nga banorët e të afërmit e viktimave por edhe nga politikanët më të lartë të vendit, të cilët disa prej tyre nuk e kanë konsideruar aksident por vrasje me dashje.









